Nënë për herë të parë, stilistja shqiptare zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për vajzën

schedule15:56 - 18 Shtator, 2020

schedule 15:56 - 18 Shtator, 2020

Stilistja e njohur shqiptare, Drenusha Xharra, po bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes disa fotove të publikuara në “Instagram”.

Së fundmi, Drenusha ka zbuluar se do të bëhet me vajzë dhe ndjehet shumë e lumtur.

Madje, stilistja ka treguar edhe emrin, që ka përzgjedhur për t’i vendosur vajzës dhe kuptimin e tij.

Drenusha ka rrëfyer se kishte vite që dëshironte t’ia vinte emrin Zoe vajzës që do të sillte në jetë në të ardhmen. Ky emër ka kuptimin “Jetë”, ndaj kjo e bën edhe më të veçantë këtë zgjedhje. l.k/abcnews.al