Nënë për herë të parë, Dulce Maria zbulon gjininë e fëmijës

schedule08:40 - 15 Shtator, 2020

schedule 08:40 - 15 Shtator, 2020

Pak kohë më parë, aktorja e njohur Dulce Maria bëri me dije se është në pritje të ëmbël. Ndërkohë së fundmi, aktorja ka zbuluar dhe gjininë e fëmijës. Aktorja 34-vjeçare ka postuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet me partnerin e saj dhe të dy të lumtur zbulojnë se do bëhen me një vajzë.

“Jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës Zotit për këtë bekim të madh”, ka shkruar aktorja krahas postimit. Kujtojmë që aktorja dhe partneri i saj Paco Alvarez filluan të dilnin së bashku që prej vitit 2016.

 

View this post on Instagram

 

????????? estamos felices y agradecidos con Dios por esta gran bendición ??

A post shared by Dulce Maria (@dulcemaria) on

Pas një lidhjeje 3 vjeçare çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë. Aktorja u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj në telenovelën e famshme “Rebelde”. xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!