Aktorja e njohur Emma Roberts ka konfirmuar zërat se ajo është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.
29-vjeçarja ndau në Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar gjithashtu gjininë e bebushit që pritet të sjellë në jetë dhe bëhet fjalë për një djalë.
“Unë dhe dy djemtë e mi të preferuar!”, ka shkruar Emma në postim.
Kujtojmë që lidhja e çiftit u bë publike në mars të vitit 2019, vetëm pak kohë pasi kishin nisur të përfliteshin se ishin bashkë./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEif_2EAEz3/?utm_source=ig_embed