Pak ditë më parë, Afërdita Dreshaj zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Përmes një video që publikoi në rrjete sociale, modelja zbuloi së bashku me partnerin Jakub se do të bëhen me një djalë. “Do të bëhemi me djalë! Vogëlushi Kindl po vjen, mars 2021”, shkroi Dreshaj.
Ndërkohë, së fundmi Afërdita ka rrëfyer eksperiencën e saj gjatë kësaj periudhe të ëmbël në një bashkëbisedim me fansat në Instagram. Afërdita ka zbuluar se e kanë patur në plan një fëmijë, dhe se ka ardhur në kohën që ata kanë dëshiruar.
“Po, e kishim në plan dhe ndodhi menjëherë, prandaj nuk mund ta besonim dhe ishim shumë të lumtur”, ka treguar Afërdita. Ndërkaq, Afërdita i është përgjigjur edhe pyetjes se si reagoi partneri i saj pas lajmit të shtatzanisë.
“Ai nuk mund ta besonte! Unë po bërtisja dhe i tregova atij testin, ai tha: ‘Nuk të besoj’, derisa doktori tha PO”. Përsa i përket emrit të bebushit që pritet të vijë në jetë, Afërdita u shpreh se ende nuk kanë asnjë ide për emrin e djalit. xh.d/abcnews.al