Nënë për herë të parë, Afërdita Dreshaj ndan emocionet e pritjes së ëmbël

schedule10:57 - 7 Tetor, 2020

schedule 10:57 - 7 Tetor, 2020

Pak ditë më parë, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl njoftuan se do të bëhen prindër për herë të parë. Përmes një videoje që publikuan në rrjete sociale, çifti zbuloi se do të bëhen me një djalë. Ndërkohë, së fundmi Afërdita ka ndarë pamje të tjera nga festa e gjinisë së bebushit, ndërsa ka treguar ndjesinë e veçantë që ka përjetuar,  ku shkruan se mezi po pret të bëhet nënë.

Duam të marrim një moment për të falenderuar secilin prej jush për të gjitha mesazhet e bukura që kemi marrë. Jemi shumë të lumtur për këtë udhëtim të ri dhe akoma më të gëzuar që e ndajmë me ju. Mezi po presim të jemi prindër të të voglit tonë që është duke ardhur!”, ka shkruar Afërdita. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!