Nënë për herë të dytë, Zaimina Vasjari zbulon gjininë e fëmijës

schedule18:25 - 26 Nëntor, 2021

schedule 18:25 - 26 Nëntor, 2021

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, është në pritje të fëmijës së dytë.

Së fundmi, ajo ka realizuar edhe një set fotografik së bashku me vajzën e saj, Khloe, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja mban të veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë, me prerje të veçantë që ia zbulonte barkun.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ᴢᴀɪᴍɪɴᴀ ᴠᴀsᴊᴀʀɪ (@zaimina_vasjari)

Vajza e saj, Khloe ishte e veshur po ashtu me një fustan të bardhë, ndërsa duart i kishte të lyera me ngjyrë blu, që simbolizon se nëna e saj është në pritje të një djali.

Edhe vetë Zaimina sipër imazheve që hedhin për fansat në Instagram, zbuloi gjininë e fëmijës së saj të dytë.

“Mezi presim që të takojmë djali ynë i dashur”, ka shkruar Zaimina në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që këngëtarja dhe partneri i saj, Klodian Asllani, u bën prindër për herë të parë para tre vitesh./abcnews.al