Këngëtarja e njohur, Blerina Braka shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe ka zbuluar për Rudina Magjistarin gjininë e bebushit.
Blerina tregoi se djali i saj i madh do të bëhet me një vëlla.
“Bebja është djalë”, u shpreh këngëtarja.
Sa i përket muzikës, kënga e saj e fundit është ajo me titull “Magnet”, e cila u prit shumë mirë nga publiku./abcnews.al