Moderatorja e njohur Arbana Osmani është në javët e fundit të shtatzënisë dhe nuk ka nguruar të zbulojë sa më shumë detaje.
Ajo ka realizuar një mini-intervistë me fansat në Instastory, ku mes shumë pyetjesh, njëri e pyet: “E di që është herët për të vendosur, por cilat janë emrat e tu të preferuar për bebin?”
“Emrat shqiptar”, i përgjigjet Arbana duke treguar kështu se bebushit do i vendosë emër shqiptar.
Ndërsa një tjetër pyetje lidhur me këtë periudhë të bukur në jetën e moderatores ishte se cila është më e mirë, lindja natyrale apo me operacion. Ndërsa Arbana u përgjigj: “Ajo që doktori të thotë është më e mira për ty”.
Theksojmë që kjo eksperiencë nuk është e para për Osmanin, pasi ajo ka edhe një djalë më të madh me emrin Jon./abcnews.al