Burri dhe nëna e tij thuhet se kanë detyruar të abortojë një vajzë të re me origjinë nga Kosova. Por Gjykata Penale e Baselit, Zvicër ka shfajësuar nënë e bir. Të akuzuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre më 5 Shkurt 2019. Prokuroria e akuzoi kosovarin tani 26-vjeçar për (heqje të lirësi, sulme të shumta dhe abort të detyruar”, vepra të bëra ndaj gruas së tij.
Në verën e vitit 2014, vajza 21-vjeçare nga Kosova shkoi në Zvicër dhe jetoi në Güterstrasse me familjen e burrit të saj. AvokatI mbrojtës i kosovarit dhe nënës së tij flasin për një martesë të rregullt.
Gruaja thotë se burri dhe nëna e tij e kishin mbyllur atë në shtëpi. Pas një kohe të shkurtër, burri u bë i dhunshëm ndaj saj. I pandehuri nuk e mohon këtë akuzë në gjykatë. Ai pranon se kishte pasur me të disa zënka, ku tha se e kishte rrahur.
Nëna dhe djali kundër gruas?
Në Nëntor të vitit 2014, gruaja njoftoi vjehrrën se kishte mbetur shtatzënë. Me të marrë vesh lajmi vjehrra kishte shkuar dhe kishte takuar një gjinekolog.
Më pas ajo bashkë me djalin dhe nusen shkojnë ku u jepet lajmi i shtatzanisë. Me gjinekologun burri i saj kishte folur gjermanisht dhe nuk ia kishte përkthyer në shqip guas së tij fjalët që i kishte thënë mjeku. Ajo është shprehur se nuk e kuptonte gjuhën gjermane. Por vjehrra dhe djali i saj vendosën që ta ndërprisnin atë shtatzani. Vjehrra e kishte detyruar nusen të pinte pilula të cilat e çuan në abort.
I akuzuari e mohon këtë. Ai thotë se aborti ishte një vendim i përbashkët. Edhe gruaja e tij nuk donte ta kishte fëmijën. Dëshmia objektive e një aborti të detyruar nuk ekziston sipas avokatit mbrojtes të kosovarit dhe nënës së tij. Në gjykatë, i pandehuri tha se babai i gruas e kishte kërcënuar. Prokuroa ka kërkuar 22 muaj burg për burrin dhe 20 muaj burg për nënën e tij.
Pezullimi i vendimit për djalin dhe nënën
Vendimi i 6 Shkurtit 2019 ishte kundër viktimës së pretenduar: Gjykata Penale e Baselit, e drejtuar nga René Ernst, tha se dëshmia e vajzës së re është kontradiktore.
Ajo pretendonte se nuk dinte asgjë për shtatzëninë e saj. Vizitat te gjinekologu ajo i interpreton si një kontroll rutinë. Nga ana tjetër, gruaja tha se nuk ka biseduar me gjinekologun. Këtë dëshmi gjykata e cilëson si “të pabesueshme”. Të dhënat mjekësore dhe deklaratat e gjinekologut janë në kundërshtim me deklaratat e gruas.
Gruaja e dinte se ajo ishte shtatzënë, sepse ajo i kishte thënë vjehrrës së saj se kishte mbetur shtatzënë.
Aktakuza u bazua vetëm në deklaratat e gruas. Gjykata thotë se deklaratat e saj janë “të dyshimta”, prandaj dhe liroi nënë e bir. Megjithatë, djali do vuaj gjashtë muaj burg për dhunë të ushtruar ndaj gruas së tij./abcnews.al