Nënë e bijë vetëvriten për “tu ringjallur”, si u gjetën pajetë brenda banesës

schedule08:44 - 3 Korrik, 2020

schedule 08:44 - 3 Korrik, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.  Nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“ABC News” sjell pamjet e vendit nga ku policia ka mundur që të futet në banesë. Nga pamjet e siguruara shihet se policia ka hyrë nga dritarja, si e vetmja mundësi, për tu futur në banesë.

Nga kjo ngjarje e rëndë u gjetën pa shenja jete nëna Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe.

Ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për abcnews.al se ekspertët që kanë bërë këqyrjen e trupave të pajetë, kanë zbuluar se trupi i vajzës 34-vjeçares ka qenë në dhomën e saj të gjumit dhe sipër saj ishin vendosur mbulesa.

Familja Josifi prej 8 vitesh kishin blerë shtëpi në kryeqytet. Ndërkohë gjatë pandemisë ata janë ndihmuar nga Bashkia dhe banorët me ushqime.

Gjithashtu mësohet se i vëllai e ka marrë në telefon për ta lajmëruar së xhaxhai i tyre ka ndërruar jetë, por nuk i është përgjigjur asnjë nga familja Josifi.

Ky ka qenë momenti që alarmuar të afërmit të cilët kanë shkuar në banesë dhe kanë konstatuar trupat e pajetë.

Lexo edhe: FOTO/ Kjo është banesa ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë, ishin lyer me vaj e uthul

l

Lexo edhe: U gjet gjallë, dëshmia tronditëse e vajzës: Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!