TIRANË – Nëndrejtori i Shërbimit Informativ Shqiptar, Oljan Kanushi bashkë me kreun e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kanë mbërritur mesditën e sotme në Kryeministri. Ende nuk dihen detajet e kësaj vizite të Kanushit dhe Sejkos në kryeministri.
Oljan Kanushi zëvendëson Helidon Bendon në krye të SHISH, për shkak të lirimit nga detyra. Pas 4 vitesh në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bendo është liruar nga detyra pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili sqaroi se propozimi erdhi pasi Bendo po vijon studimet.
Kujtojmë se së fundmi ka pasur edhe një sulm nga hekerat iraninë ndaj sistemeve bankare, por megjithatë nuk dihet nëse kjo do të jetë fokusi i vizitës së Sejkos dhe Kanushit në kryeministri.
/abcnews.al/