Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Nëndetësja” vazhdon në Europë/ Dinamo kalon në turin e tretë të Ligës së Konferencës

schedule12:29 - 31 Korrik, 2026

schedule 12:29 - 31 Korrik, 2026

Epërsia ishte e madhe dhe po krijon një traditë.

Dinamo jo më kot ka në stol Ilir Dajën, trajnerin me më shumë përvojë dhe më të vlerësuar shqiptar të dekadës së fundit, dhe ja ku u arrit edhe një objektiv tjetër.

Blutë nga kryeqyteti kaluan në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, duke eliminuar një rival jo edhe aq të pamundur, por gjithsesi të respektuar si Aluminij të Sllovenisë.



Suksesi u arrit ndaj kundërshtarit që vjen nga I njëjti vend, si edhe Celje, të cilën Egnatia nuk e kaloi dot vetëm për shkak të llotarisë së penalltive.

Epërsia ishte e madhe, madje që në fillim, dhe ishte ekipi shqiptar që diktoi ritmin.

Pasi iu afrua golit me goditjen e dënimit të Naser Alijit, skuadra e Dajës kaloi shpejt përpara me golin e realizuar nga durrsaku Lorenco Vila në 24’.

Kjo, vetëm pasi sllovenët goditën shtyllën dhe ishin shumë pranë avantazhit.

Përvoja që injekton Daja, ashtu si edhe ritmi I lartë në lojë që kërkon ai, bënë që Dinamo të shënonte pa shumë vonesë edhe rrjetën e dytë.

Qefalia goditi shumë bukur në 43’.

Në fund të periodës së parë, Malomo, që u kthye në formacion pasi nuk luajti në ndeshjen e parë, thuajse arriti epërsinë 3-0.

Pas pushimit, çdo gjë vazhdoi të fliste për ekipin tonë që iu afrua golit të tretë, dhe më në fund e arriti.

Pasi Malomo dhe Ismaili patën mundësi, ishte Përndreca që tundi rrjetën me një goditje me kokë.

Në raundin e tretë, blutë nuk do të kenë përballë atë që pritej, Steauan e Bukureshtit nga Rumania, por ekipin pak të njohur, Auda të Letonisë, që shkatërroi rumunët e famshëm duke I mundur në të dyj ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm 7-3.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!