Nënat me “qera”/ Avokatja: Ligji do ta kthejë në biznes, ndryshime në Kodin Penal

schedule15:40 - 25 Prill, 2024

schedule 15:40 - 25 Prill, 2024

Projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues i hedhur për konsultim publik ka përfshirë në debat mjekë,  përfaqësues të komuniteteve fetare dhe juristë.  Surrogacia sipas avokates Enida Bozheku nga një mundësi  për ti ardhur në ndihmë  çifteve  që  në mënyrë natyrale nuk mund të bëhen prindër mund të kthehet në biznes madje  mund të lërë shteg dhe për krimin e organizuar.

Krijon tregun e nënave surrogato,  Europa e Lindjes e ka problematikë se krimi i organizuar e sheh si mundësi për të shrytëzuar vajzat e reja, që për arsye ekonomike mund të kthehen në qenie laboratorike, të vënë në dispozicion trupin për të sjellë në jetë fëmijën e dikujt tjetër.

Do të kemi dhe  turizëm të kësaj  forme, do vijnë dhe të huaj, do gjejnë laboratorin shqiptar për të riprodhuar veten… “

Zgjidhje për të ndaluar  fenomenin kriminal sipas juristes do të ishte ndërhyrja paralele në Kodin Penal.

“Duhet nen i posaçëm,  në rastin kur janë të detyruara nga palë e tretë, krimi I organizuar, formulimi varet pastaj,   dënohet më burg ose kur e përdorin për përfitim ekonomik për të tretë vepër penale…”

Nëse në këtë aspekt avokatja mendon se drafti duhet te jetë më detajist,   nenin ku  parashikohet që një  e mitur mbi  16 vjeç mund të ndërpresë vullnetarisht shtatëzaninë  edhe pa dijenin e prindit  e sheh në kundërshtim me  Kodin Civil.

“Është pjesa e zotësisë për të vepruar. Kështu që kemi një konflikt normativ sa i përket ligjeve siç është Kodi Civil ku mosha 18 vjeç e sipër që i jep mundësinë e vendimmarrjes dhe këtij ligji që thotë se një vajzë mbi 16 vjeç në mënyrë autonome të vendosë nëse e mban apo jo fëmijën edhe pa informuar familjen kur ajo bind operatorin shëndetësor që ka probleme në familje mund të braktiset. Shpesh kjo është e paprovueshme dhe është e vështirë ta lesh në dorë të mjekut.”

Në tërësi ligji sipas juristes I shërben shoqërisë,  por  sipas saj   përpara miratimit ka nevojë për plotësime. Aktualisht  ky draft është hedhur për konsultim publik dhe sipas Ministrisë së Shëndësisë përpara kalimit në Parlament do të reflektojë  dhe përfunimet e dala nga ky proces./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!