Pak para transferimit të saj në burgun e Koridhalos, Roula Pispirgoi, foli për vendimin e gjykatës dhe prokurorisë për caktimin e masës për paraburgim, pasi nëna 33-vjeçare akuzohet për vrasjen e të bijës 9-vjeçare Georgina.
Jo vetëm kaq ka dyshime se 33-vjeçarja ka gisht edhe në vdekjen e 2 vajzave të tjera të saj, Irisi shtatëmuajshe dhe Malena 3 vjeç e gjysmë, të cilat kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta.
“Isha pothuajse e sigurt se pas paraqitjes time në Gjykatë do të shkoja në shtëpinë time. Dua të besoj se së shpejti do të lirohem me kushte kufizuese. E vërteta do të provohet”, ka thënë 33-vjeçarja në një emision në televizionin grek “Star”.
Ndër të thera nëna e cila dyshohet se ka vrarë të vijat e saj ka thënë se nuk e di se sa do të rezistojë në burg.
“Nuk ka asnjë provë kundër meje. Nuk e di se sa do rezistoj në burg”, citohet të ketë thënë Roula Pispirgiu.
33-vjeçarja pritet me sharje dhe kërcënime nga të burgosurit e burgut Koridhalo në Athinë
33-vjeçarja u transferua në burgun e Koridalos rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, ndërsa jashtë burgu ishin mbledhur qytetarë të cilët thërrisnin fjalë kundër 33-vjeçares me ofendime, duke kërkuar dënimin maksimal për Roulën.
Lexo edhe: Nëna e tyre e dyshuara kryesore, nisin hetimet për vdekjen e motrave të Georginës në Greqi
Megjithatë, masat e transferimit nga Policia kanë qenë drakoniane dhe nuk ka pasur asnjë problem.
33-vjeçarja u dërgua në qeli mes ofendimeve nga të burgosurit e tjerë, të cilët e kërcënonin me jetën e saj, shkrua protothema.gr.
Sipas Protothema.gr 33-vjeçarja ka kërkuar një televizor në qelinë e saj.
Sipas informacioneve, 33-vjeçarja sapo ka hyrë në burg dhe pas mosmiratimit të egër nga të burgosurit, ka shpërthyer në një episod duke qarë. Për këtë arsye, ajo është dërguar për masa paraprake në spital, ndërkohë që në të njëjtën kohë, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes Civile, përgënjeshtrohet informacioni se ajo ka tentuar të vetëplagoset duke e goditur kokën në mur.
Ditën e djeshme 33-vjeçarja u paraqit përpara Gjykatës së Athinës, ku dëshmoi versionin e saj në lidhje me vdekjen misterioze te vajzave./abcnews.al/