Nëna, mësuesja ime/ Gazetarja interviston nënën: I ndante me kujdes dy rolet

schedule17:56 - 7 Mars, 2024

schedule 17:56 - 7 Mars, 2024

Të gjithë nxënësit e saj e njohin si zysh Alma, ka 34 vite në arsim. Sot ajo është mësuese në shkollën 9-vjeçare “Ali Demi”, por fillimi nuk ka qenë edhe aq i thjeshtë.

Ndryshe nga koleget e saj, ajo duhet të ndante me shumë kujdes rolin e nënës, me atë të mësueses.

Ka kaluar shumë breza, por thotë se sot është më e lehtë të jesh mësuese se sa 30 vite më parë.

Pavarësisht se koha ka bërë të sajën dhe shumë kujtime kanë humbur bashkë me të, disa foto të vjetra e kthejnë zysh Almën pas në kohë.

Ndërkohë foto me të bijën kur e kishte dhe nxënëse, ajo nuk ka. Po për këtë thotë se i mjafton të ketë në shtëpi./abcnews.al