Nëna me “qira”/ Mjeku për ABC News: Çdo çift ka të drejtë të ketë fëmijë, pavarësisht formës që zgjedhin

schedule17:33 - 23 Prill, 2024

schedule 17:33 - 23 Prill, 2024

SHQIPËRI- Projektligji për lejimin e nënave me qira, që iu mundëson fëmijë grave me problem, ka sjelle reagimet e para në vend. Ka shumë prej atyre që e mbështesin, ndërsa të tjerë thonë se ky proces do shoqërohet me pasojat e veta.

Dritan Subashi, mjeku obstetër-gjinekolog tha për News LineABC News se ky proces është hasur në vendin tonë, por nuk është i përhapur.

Ai tha se çdo çift ka të drejtën e tij për të pasur fëmijë dhe nëna surrogate është është një zgjidhje për ta.

“Aplikimi i surrogatisë është hasur edhe në Shqipëri. Çdo çift, që do të ketë një fëmijë, është e drejta e tyre të kërkojë një fëmijë në mënyrë ose një tjetër. Rastet që të cilat kanë pasur eliminim të mitrës apo infertilitet të panjohur. Edhe çiftet që kanë moshë të madhe dhe nuk mund të kenë shtatzëni, mosha është një faktor shumë i rëndësishëm në lidhje me shtatzëninë”, tha ai.

Doktori shtoi se një nënë surrogate mund të kryejë të njëjtin numër lindjesh sa një nënë normale. I pyetur nëse fëmija trashëgon ndonjë tipar gjenetik nga një nënë surrogate, mjeku e përjashtoi këtë mundësi dhe për këtë sqaroi sa vijon:

“Një nënë surrogate mund të kryejë të njëjtin numër lindjesh sa një nënë normale. Nuk mund të them se do t’i kalojë tre lindje cezariane. Fëmija gjenetikisht nuk mund të marrë asgjë nga nëna surrogate, përveç oksigjenit dhe gjakut. Materiali gjenetik i përket çiftit amtar, ata që krijojnë embrionin. Fenomeni është normal. Nëna surrogate nuk i jep aspak material gjenetik embrionit që implantohet në të”, tha ai.

Ai tha se aktualisht nuk ka interes të shtuar për këtë proces në Shqipëri. Më tej, Subashi u shpreh se që kjo formë vijon të jetë një zgjidhje për çdo çift, i cili dëshiron të kenë fëmijë.

“Nuk mund të them se interesi është në shkallë të gjerë. Ky është një mision i shenjtë, që t’i japësh një nëne mundësinë që nuk mund të ketë fëmijë, është një mrekulli. Të gjithë palët që përfshihen në këtë proces, duhet ta shohin edhe në aspektin human”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!