Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nëna me fëmijët nxirren pas 18 orësh nga rrënojat, ndërron jetë njëri prej tyre! 37 viktima nga tërmeti

schedule18:38 - 31 Tetor, 2020

schedule 18:38 - 31 Tetor, 2020

Numri i viktima nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Greqinë një ditë më parë ka shkuar në 37, prej të cilëve 35 në Turqi dhe 2 në ishullin grek Samos.

Mes viktimave që u nxorën nga rrënojat në Izmir ishte edhe një fëmijë i cili kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja bashkë me nënën dhe dy vëllezërit e tjerë. Ata mbetën të bllokuar për 18 orë nën një ndërtesë. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për një tjetër fëmijë nga e njëjta familje.

Tërmeti shkatërroi të paktën 20 ndërtesa në Izmir, duke shkaktuar panik në qytet. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke folur për mediat tha se 885 njerëz u plagosën, 15 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. /mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!