Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një një vjeçar dyshohet se është mbytur nga nëna e tij. Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në Voghera, në zonën e Pavese, ku 45 vjeçarja dyshohet se pas një krize nervore të ketë mbytur të miturin.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 operatorët , por nuk kanë mundur të mos konstatojnë vdekjen e vogëlushit
Nga hetimet e para duket se ka qenë vetë nëna ajo që ka kërkuar ndërhyrjen e urgjencës. Ndërkohë vetë nëna e viktimës ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. /abcnews.al