“Nëna Heroinë’, Putin: Mbi 16 mijë dollarë për gratë që lindin 10 ose më shumë fëmijë

schedule13:56 - 18 Gusht, 2022

schedule 13:56 - 18 Gusht, 2022

Vladimir Putin ka rikthyer titullin “Nëna Heroinë” për gratë që lindin dhe rrisin dhjetë ose më shumë fëmijë, shkruan CNN.

Putin nënshkroi një dekret të hënën për titullin “Nëna Heroinë”, të cilin udhëheqësi sovjetik Josef Stalin e nënshkroi për herë të parë në 1944, pas humbjeve masive të popullsisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas dekretit të Putinit, nënave do t’u jepet një pagesë prej 1 milion rubla (16,500 dollarë) sapo fëmija i tyre i 10-të mbush një vjeç dhe 9 fëmijët e tjerë janë gjallë. Ky është një veprim për të frenuar rënien e vazhdueshme demografike në Federatën Ruse që nga viti 2018.

Titulli “Nëna Heroinë” është në të njëjtin nivel statusi me urdhrat e rangut të lartë shtetëror si Hero i Rusisë dhe Hero i Punës. Megjithatë, qeveria ruse do të marrë parasysh ata që janë zhdukur ose kanë vdekur gjatë mbrojtjes së atdheut.

Sipas statistikave të fundit të Rosstat të publikuara këtë verë, popullsia e Rusisë u tkurr mesatarisht me 86,000 njerëz në muaj midis janarit dhe majit, një rekord. Përveç kësaj, Rusia po pëson humbje të mëdha në Ukrainë, por numri i vërtetë i viktimave nuk është bërë i ditur.

Në një përpjekje për të lehtësuar krizën e popullsisë në Rusi, Kremlini është fokusuar gjithashtu në promovimin e vlerave tradicionale.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!