Nëna e tij feston ditëlindjen, reperi shqiptar e uron me një poezi

schedule16:29 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 16:29 - 2 Dhjetor, 2021

Gold Ag i ka dedikuar disa fjalë prekëse nënën së tij me rastin e ditëlindjes. Ai ka publikuar një foto të së ëmës që mban në krahë djalin e tij, Guerilin, ndërsa e uron me një poezi. Mes të tjerash, reperi shkruan se ndryshe nga çdo gjë tjetër, vetëm dashuria e nënës nuk mund të plaket asnjëherë.

Sa shpejt kalojnë vitet e sot u bana burrë

Çdo gja plaket n’jetë po dashnia jote kurrë

E tash që u bane gjyshe, tjetër kush është n’ren t’parë

Dashnin e djalit tond, nipi e ka marrë

Kur po vonohna t’veti, pse oj nanë s’po m’thirrë

Po m’thu tash ti je rritë, po i vogli let o mirë

Gzimin e zemrës, po ta shoh n’drita t’syve

Se na u plotësu nanë, dëshira të dyve

E hekat e tua tash ma mirë po i kuptoj

Kur ai po bon diçka ti po m’thu je kanë nisoj

E fjala dashni nëse mun me u thanë ndryshe

Le ta ka emrin nanë e le ta ka emrin gjyshe.

T’paqa edhe shumë vite nanë ❤️

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

/abcnews.al