Gold Ag i ka dedikuar disa fjalë prekëse nënën së tij me rastin e ditëlindjes. Ai ka publikuar një foto të së ëmës që mban në krahë djalin e tij, Guerilin, ndërsa e uron me një poezi. Mes të tjerash, reperi shkruan se ndryshe nga çdo gjë tjetër, vetëm dashuria e nënës nuk mund të plaket asnjëherë.
Sa shpejt kalojnë vitet e sot u bana burrë
Çdo gja plaket n’jetë po dashnia jote kurrë
E tash që u bane gjyshe, tjetër kush është n’ren t’parë
Dashnin e djalit tond, nipi e ka marrë
Kur po vonohna t’veti, pse oj nanë s’po m’thirrë
Po m’thu tash ti je rritë, po i vogli let o mirë
Gzimin e zemrës, po ta shoh n’drita t’syve
Se na u plotësu nanë, dëshira të dyve
E hekat e tua tash ma mirë po i kuptoj
Kur ai po bon diçka ti po m’thu je kanë nisoj
E fjala dashni nëse mun me u thanë ndryshe
Le ta ka emrin nanë e le ta ka emrin gjyshe.
T’paqa edhe shumë vite nanë ❤️
View this post on Instagram
/abcnews.al