Nëna e Gerard Pique, Montserrat Bernabeu, ka dhënë intervistën e saj të parë televizive pas ndarjes së djalit të saj me Shakirën dhe madje nuk ka ngurruar të ndalojë gazetarët për të shmangur pyetjet që kanë të bëjnë me jetën e saj personale.
Nëna e tij u shfaq në “Co·lapse”, ku foli për karrierën e saj. “Si gjithë të tjerët, edhe unë kam një jetë personale dhe profesionale. Por jeta ime personale diskutohet vetëm me miqtë dhe familjen time më të ngushtë”, theksoi ajo.
La Vanguardia raporton se nëna e Gerard Pique e ka bërë shumë të qartë se jeta e saj personale nuk do të diskutohet, duke pretenduar se pyetjeve për djalin apo Shakirën nuk do të marrin përgjigje.
Gjatë intervistës së saj, ajo foli për lëndimet e djalit të saj gjatë karrierës së tij sportive. “Më kujtohet se ishte në fushë. Kur e pashë, nuk mund të mendoja për asgjë”, tha ajo, për një dëmtim që Pique pësoi kur luante futboll në vitin 2012. “E kam ende të vështirë të flas për këtë”.
“Ai vazhdoi të luante, por nuk e dinte se ku ishte. Ai ishte i çorientuar dhe kishte pësuar një traumë të konsiderueshme në tru”, vuri në dukje Montserrat./abcnews.al