Teksa Lindoni u nis drejt spitalit për ekzaminimet e marrjen e një kure më të mirë, Fatma Naçi takoi Margaritën.
E prekur nga fjalët e 11 vjeçares, e cila tregonte se prej kohësh nuk luante, qeshte apo lumturohej, Fatma vendosi që t’i dhurojë një ditë gëzimi vajzës që kujdeset në çdo moment për të atin.
Fatma: Babi po vizitohet, është tek mjekë të mirë dhe shpresojmë do të përmirësohet. Si kujdesesh ti për babin, na trego pak.
Margarita: Unë i jap ilaçet në kohë, vendos një alarm në telefon, se ndonjëherë dhe harroj. Kur i jap ilaçet, ato fillojnë e bllokojnë e unë duhet të jem atje që t’i bëj masazh se bllokohet. Babin e dua shumë shumë.
Fatma: Po Margarita, ti nuk luan dot, a nuk mërzitesh?
Margarita: Jo nuk është problem, në shkollë kënaqem. Unë e ndihmoj babin me kënaqësi. Unë qesh ndonjëherë kur babi është mirë.
Fatma: A do më tregosh çfarë dëshire ke të bësh ti?
Margarita: Hmmm… të rrimë bashkë
Fatma: Mirësia jote është e madhe. Babi yt është me fat që të ka. Je një princeshë, sikur të kesh dalë nga përrallat.
Fatma e Margarita nisen drejt qendrës tregtare. Fillimisht 11 vjeçarja shkon të blejë disa lodra. Margarita është fare e vogël, por për shkak të sëmundjes së të atit, i është dashur të harrojë fëmijërinë. Kur ajo blen disa lodra, kujdeset të pyesë me edukatë, nëse mundet ta marrë këtë apo atë kukullën. Është një gëzim i madh ta shohësh Margaritën të sillet si çdo fëmijë, me kërshërinë e dëshirën për të luajtur.
Pas kukullave e lodrave, tek dyqani i veshjeve. Margarita gëzon. Më në fund, në fytyrën e saj shohim shprehinë e një fëmije që po gëzon.
Në fund, një xhiro tek lodrat. Margarita ka qejf të luajë me makinat… fundja një pjesë e jetës së saj ka kaluar tek to, kur Lindoni e merrte në punën e tij si shofer autobusi.
Fatma: U kënaqe?
Margarita: Po shumë.
Fatma: Sot ke qeshur shumë
Margarita: Jam e lumtur dhe shpresoj të kem fat unë dhe babi im.
Fatma: E lus Zotin shumë, të të japë vetëm ditë të lumtura. Shpresoj të jesh e kënaqur me faktin se babi po mjekohet. Edhe xhaxhi Elvisi po mundohet që babi të ketë një kujdestar në shtëpi, që edhe ti të mos lodhesh shumë.
Fatma i tregon Margaritës, se ajo ka dashur t’i dhurojë diçka që e di se 11 vjeçarja e ka dashur e ëndërruar.
Fatma: Unë kam dashur të të bëj një dhuratë, që më duket ti e ke qejf shumë.
Margarita: Uaaa, tablet… faleminderit shumë. Sa i bukur
Fatma: Ta gëzosh. Ta dish që ata që po na ndjekin, do të donin shumë që të ishin në vendin tim, të kishin një fëmijë si ty pranë e ta lumturonin. Ta dish që jam unë me fat që po të lumturoj.
Margarita: Faleminderit shumë.
Fatma: Jam e lumtur që sot ke qeshur. Ne të gjithë si staf e shqiptarët, nuk do të lënë vetëm. Sa herë ti të kesh nevojë, ne do të jemi pranë teje.
Je një vajzë e fortë dhe ti e di që babi ka nevojë për përkrahjen tënde.
Margarita: Gjithmonë do t’i qëndroj përkrah./abcnews.al/