Një nënë beqare e dy fëmijëve, vendosi të ndërroi punën e saj në një korporatë për tu vetëpunësuar online në një rrjet ku postohen foto dhe video.
Edhe pse karriera e saj i sillte shumë fitime, nëna e dy fëmijëve hoqi dorë dhe tani po fiton pothuajse trefishin e asaj që fitonte si bankiere.
Lucy Banks, nga Perth, i ktheu shpinën botës së korporatave në moshën 29-vjeçare për të krijuar përmbajtje ekskluzive përmes OnlyFans, një shërbim vetëm për të rriturit.
Tashmë 31-vjeçarja – e cila është një ndër përdorueset e OnlyFans me fitime më të mëdha në botë – tha se ajo ishte në gjendje t’i jepte familjes së saj një stabilitet financiar dhe t’i dërgonte të dy djemtë e saj, tetë dhe gjashtë vjeç, në shkollat private më prestigjioze. Sipas një mesatareje ajo përllogaritet që të marrë 1500 dollarë në ditë nga puna e re.
“Është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Më ofron fleksibilitet dhe liri të plotë për të qenë aty për fëmijët e mi, fitoj shumë më shumë para se sa në punën time të korporatës dhe nivelet e stresit janë minimale”, tha Lucy për Daily Mail Australia.