Nëna dhe dy vajzat humbën jetën pasi i zuri korrenti, flet fqinja: Kanë mbetur vetëm dy djemtë e mitur

schedule22:19 - 28 Maj, 2022

schedule 22:19 - 28 Maj, 2022

Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në Fushë-Arrëz.

E ëma Prendusha dhe dy vajzat Sidorela e Emiljana Kola, u gjetën pa shenja jete në tualetin e shtëpisë. Gjithçka ndodhi, kur njëra prej vajzave ra në kontakt me rrymën teksa ndodhej në dush.

Mamaja dhe vajza tjetër vrapuan që t’i jepnin ndihmë, por fatkeqësisht edhe ato ranë në kontakt me rrymën elektrike dhe humbën jetën.

Një nga fqinjët e familjes thotë për mediat se:

Kanë qenë njerëz të mirë, familje e mirë. Gruaja punonte. Kanë qenë të varfër, të lodhur kanë qenë. Shtëpi, si shtëpitë e fshatit, aty i kanë. Kanë ardhur këtu tek pallatet e shtetit. Ka lënë dy djem dhe burrin. Djemtë janë të vegjël. Boll njerëz të urtë. Familje me halle, por të mrekullueshëm. Duke jetuar me gjak të zemrës. Kanë dhe dy djem./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!