Autoritetet amerikane kanë nisur kërkimet për një çift që braktisën fëmijën e tyre gjashtëvjeçar në një supermarket, me nënën e tij që pretendon se ai është “i pushtuar nga demonët”.
Djali kishte disa probleme në mushkëri, siç raportohet nga shtypi britanik. Vogëlushi Noel Rodriguez Alvarez u raportua i zhdukur më 20 mars në Everman. Autoritetet amerikane kanë frikë se djali gjashtë vjeçar ka vdekur.
Herën e fundit që banorët vendas e panë Noelin ishte në tetor 2022. Fëmija ishte i pisët dhe i kequshqyer, sipas rrëfimeve të tyre.
Siç përmend botimi përkatës, Cindy neglizhoi sistematikisht kujdesin e Noel-it . Përveç kësaj, ajo i kishte thënë nënës së saj se djali i vogël është i “pushtuar” dhe për këtë arsye besonte se ai do të dëmtonte fëmijët e tjerë.
/abcnews.al