Nën masa të rrepta sigurie/ “Akili” me shokë para gjykatës, pritet të njihen me masën e sigurisë

schedule11:12 - 25 Maj, 2025

schedule 11:12 - 25 Maj, 2025

Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe si “Akili” dhe gjashtë të arrestuarit e tjerë në Gjirin e Lalzit, nën masa të rrepta sigurie dalin këtë të diel para trupës gjykuese për t’u njohur me masat e sigurisë.

“Akili” dhe Flobens Meçja e Voltan Xhani, të dy me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj u arrestuan nga forcat speciale RENEA dhe hetuesit e SPAK-ut në operacionin e koduar “Engima” që zgjati rreth 24 orë.

Zona fillimisht u rrethua nga RENEA dhe më pas oficerët e Policisë Operacionale mësynë në ambientet e restorantit, duke i arrestuar personat në fjalë. Siç u pa dhe nga pamjet e bëra publike, ditën e arrestimit “Akili” me shokë, nuk bënë rezistencë, por iu bindën thirrjeve të forcave speciale dhe u “shtrinë barkas”.

Gjatë operacionit u sekuestruan tre pistoleta, një prej të cilën e mbante Plaku, i njohur si “Akili”. Policia bëri me dije se arma ishte me fishek në fole, gati për qitje, e për këtë arsye ky aksion kishte një rrezikshmëri shumë të lartë.

Gjithashtu u sekuestruan edhe celularë. Të arrestuarit kishin me vete edhe një sasi të konsiderueshme parash, të sekuestruara nga uniformat blu tashmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!