Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I maskuar dhe me dy thika, grabitësi serial kapet pasi terrorizoi një familje në Tiranë

schedule11:08 - 12 Maj, 2022

schedule 11:08 - 12 Maj, 2022

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se vodhi me dhunë disa bizhuteri në një banesë i maskuar dhe nën kërcënimin e dy thikave.

Mësohet se në pranga ka rënë Tedi Neziri, banues në Tiranë të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i dënuar më parë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sipas njoftimit të bluve, autori i dyshuar rezulton me precedent të mëparshëm kriminal për armëmbajtje pa leje dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Pas veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore 10 raste të ndryshme të vjedhjes në banesa, që dyshohen se janë kryer nga 39-vjeçari.

“Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se shtetasi Tedi Neziri gjatë muajve të fundit, ka vjedhur shuma parash, bizhuteri, makinë, pajisje elektrike dhe elektronike, në 10 banesa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës”, bën me dije policia.

Po në vijim të këtij operacioni, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetases Mirela Ferazini, e cila kishte lidhje shoqërore me shtetasin Tedi Neziri, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.

U në arrestimi i Mirela  Ferazini, 44 vjeç,  dhe dy djemve të saj Orges  Ferazini, 24 vjeç dhe Anesti  Ferazini, 20 vjeç të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar  dy mjete prerëse (thika), bizhuteri të vjedhura, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe motomjeti që përdorte autori i dyshuar, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!