Prishën mitingun e Ramës në Librazhd 5 vite më parë/ Shtyhet seanca gjyqësore për shtatë të akuzuarit

schedule14:00 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 14:00 - 4 Dhjetor, 2024

Shtyhet seanca gjyqësore për shtatë personat e akuzuar, të cilët janë hetuar në gjendje të lirë prej 5 vitesh për sulmin ndaj makinës së kryeministrit Edi Rama në vitin 2019 në hyrje të Librazhdit.

Personat e akuzuar, janë hetuar në gjendje të lirë që prej vitit 2019.

Bëhet fjalë për ish deputetin e PD, Aurel Bylykbashi; kryetarin aktual i PD Librazhd, Bujar Vreto; kryetari i PD Përrenjas, Arian Karriqi; dhe persona të tjerë që mbajnë poste pranë selive të PD, Erlind Gurra, Dash Boja, Leonard Ozuni, Bujar Hojku.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për tre vepra penale, atë të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”./abcnews.al