Nën hetim për fshehje pasurie, SPAK sekuestro për dy prona të Admir Thanzës

schedule11:19 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 11:19 - 17 Dhjetor, 2021

SPAK ka bërë një tjetër goditje, ku së fundmi mësohet se ka firmosur sekuestro për dy prona të, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza.

Ky i fundit raportohet se po hetohet për fshehje pasurie. Sjellim ndër mend se Thanza, është larguar nga sistemi i Drejtësisë për shkak se ngeci në “rrjetat” e vettingut, ndërsa tashmë SPAK po e heton për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Në Maj të 2019, Ish anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza u dënua me 9 muaj burg për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, por gjykata vendosi po ashtu të pezullonte dënimin. Thanza e cilësoi akuzën të pavërtetë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!