Merret i pandehur ish-prokurori Petrit Fusha, nën hetim për deklarim të rremë të pasurisë

schedule13:22 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 13:22 - 11 Dhjetor, 2023

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet për ish-prokurorin e Tiranes Petrit Fusha, nën akuzë për deklarim të rremë të pasurisë, dhe e ka derguar ceshtjen ne Gjykatë.

Ish prokurori është marrë në cilësinë e të pandehurit për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i ccdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Nëse do të shpallet fajtor përë këtë vepër penale rrezikon të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në 3 vjet.

Hetimet ndaj ish-prokurorit Petrit Fusha nisën në korrik të vitit të shkuar.

Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin ku u kërkua të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marjen e tij në cilësinë e të pandehurit.

Ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë nw vitin 2019 për të mos iu nënshtruar vettingut./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!