Vrasja e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, Prokuroria jep pretencën për Xhulio Hoxhën

schedule11:47 - 13 Qershor, 2023

schedule 11:47 - 13 Qershor, 2023

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës dënimin me 42 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin të akuzuar për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në verën e vitit 2020 në Elbasan.

SPAK kërkoi dënimin me 30 vite heqje lirie për Xhuliano Hoxhën si personi që ka bashkëpunuar me Halilajn për të realizuar vrasjen e 27-vjeçarit Rigers Runaj si dhe mbajtjen në vëzhgim të lëvizjeve të Emiljano Ramazanit.

Nga hetimet ka rezultuar se, Halilaj është personi që ka qëlluar 27 herë me thikë Rigers Runajn në momentin që ata po udhëtonin të dy me një motor. Për shkak se Halilaj ka bashkëpunuar me prokurorinë SPAK i kërkoi gjykatës dënimin me 12 vite heqje lirie.

Runaj u gjet i vdekur pranë varrezave në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, ndërsa Emiljano Ramazani u qëllua për vdekje në momentin që po parkonte makinën në hyrje të pallatit ku ai jetonte. Në seancën e së martës ishte I pranishëm babai I viktimës Jetnor Runaj dhe i bëri thirrje gjykatës që të vendosë drejtësi.

“Dua drejtësi për vrasjen e djalit. Dua që këta dy çuna të marrin atë që meritojnë asnjë ditë më shumë. Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, por ai nuk vjen.

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se, vrasjet janë kryer me porosi të Erion Alibejt që po gjykohet në një tjetër proces. Ai ka pasur rolin e finacuesit, ndërsa në vrasjen e Emiljano Ramaznit e kreu Skerdi Tase që u ndihmua ngë Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj.

Rezulton se Halili e Hoxha kanë ndjekur lëvizjet e viktimës dhe më pas kanë informuar autorët për të kryer ekzekutimin. Sipas prokurorisë Alibej kishte dyshime se Emiljano Ramazani kishte marrë pjesë në vrasjen e tre fishtë në bradashesh ku humbi jetën vëllai I tij Indrit Alibej./abcnews.al