Një 49 vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Territori i pastër” dhe i akuzuar nga SPAK për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar në fshatin Gruemirë, 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan nga policia 2 javë më parë.
Në ambientet e objekti në pronësi të një shtetasi tjetër, u gjetën edhe disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al