“Negocim dhe zbatim”, Abc zbardh një pjesë të përmbajtjes së planit franko-gjerman

schedule18:51 - 11 Nëntor, 2022

schedule 18:51 - 11 Nëntor, 2022

Një porpozim me 9 pika, të cilat thuhej se ishin pjesë e planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi u publikua pak ditë më parë nga EURACTIV.

Mirëpo, siç rezultoi më vonë dhe siç u konfirmua edhe sot në emisionin “Ballkan” në Abc nga gazetarja Erisa Zykaj dhe analisti Ardian Arifaj.

Gazetarja Linda Karadaku publikoi për herë të parë një dokument, i cili përafron më shumë me planin franko-gjerman.

Në 10 pikat e publikuara përmendet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura, përfaqësues dhe misione të hapura për palet e tjera dhe vetëmenaxhimi i komuniteteve serbe me fokusin në veri.

10 pikat e dokumentit:

  1. referencë për zgjidhjen paqësore të të gjitha çështjeve
  2. bazuar në vullnetin e njerëzve dhe parimin e të drejtave të barabarta palët respektojnë sovranitetin e njëra-tjetrës
  3. Palët nuk do të përfaqësojnë ose flasin në emer te njera-tjetres
  4. Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura
  5. Vetë-menaxhimi për komunitetet serbe, fokusi në veri
  6. Një organ i unifikuar për të përfaqësuar serbët e Kosovës në marrëdhëniet dhe përfaqësimin me qeverinë
  7. Forcimi dhe respektimi i të drejtave ligjore për kishën
  8. 8 Përfaqësues dhe misione të hapura për palët e tjera
  9. Palët angazhohen për respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe pakicave
  10. Negocimi dhe zbatimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!