Negociatori rus: Ushtarët e regjimentit Azov duhet të dënohen me vdekje

schedule13:18 - 17 Maj, 2022

schedule 13:18 - 17 Maj, 2022

Një ligjvënës rus, i cili merr pjesë në bisedimet e paqes ka thënë se Rusia duhet të marrë në konsideratë dënimin me vdekje për ata që ai i quajti luftëtarët nacionalistë nga regjimenti Azov i Ukrainës, sipas skynews.

Në një debat në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë pasi ushtarët në fabrikën e çelikut Azovstal të Ukrainës u dorëzuan, ligjvënësi Leonid Slutsky tha se megjithëse Rusia kishte një moratorium mbi dënimin me vdekje, duhet të “mendojë me kujdes” për dënimin e luftëtarëve të  Azov.

Ata nuk e meritojnë të jetojnë pas krimeve monstruoze që kanë bërë kundër njerëzimit  dhe që vazhdojnë të bëhen ndaj të burgosurve tanë”, tha ai.

Kjo vjen pasi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se luftëtarët ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut do të trajtoheshin “në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

Ministria ruse e mbrojtjes tha më herët se më shumë se 250 luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut në Mariupol ishin dorëzuar pas shumë javësh nën rrethim.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!