Negociatat, Zaev: Rajoni është në errësirë dhe nuk dihet nga do të shkojë

schedule16:17 - 20 Nëntor, 2019

schedule 16:17 - 20 Nëntor, 2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se mosdhënia e një date për hapjen e negociatave me BE-në, i hap rrugë rritjes së nacionalizmit si dhe konflikteve mes shteteve. Zaev shprehu shqetësimin jo vetëm për veten dhe shtetin e tij, por edhe për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor, në një intervistë dhënë për New York Times. Zaev tha se një zhvillim i tillë i hap rrugë rritjes së nacionalizmit dhe radikalizmit si dhe konflikteve brenda shteteve dhe midis vetë shteteve.

Kryeministri maqedonas theksoi se pas zhvillimeve të fundit rajoni është në errësirë dhe kush e di se nga do të shkojë. Ai përmendi gjithashtu brishtësinë e Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës, dhe përpjekjen e Rusisë për rritje të influencës në Ballkan. Presidenti francez Emmanuel Macron, ka qenë zëri kryesor kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një qëndrim i tillë ka irrituar krerët e institucioneve të BE-së, SHBA-në dhe shtetet që aspirojnë anëtarësimin në Bashkim Evropian.

Më i prekur nga një qëndrim i tillë i Francës ka qenë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili arriti marrëveshjen historike me Greqinë për emrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!