Negociatat Shqipëri-BE, Gjosha: Janë vendosur dy kushte të reja

schedule21:16 - 3 Korrik, 2018

schedule 21:16 - 3 Korrik, 2018

Sipas Klajda Gjoshës, janë vendosur dy kushte të reja nga vendimi i ministrave të Jashtëm të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë në Qershor të 2019-s me disa kushte të paracaktuara.

E ftuar në emisionin “Provokacija”, ajo tha se kushti i parë janë zgjedhjet lokale dhe reforma zgjedhore.

“E para, zgjedhjet lokale dhe do të shikohet dhe analizohet jo vetëm reforma zgjedhore, e cila duhet të ndërmerret tashmë sepse nuk ka më kohë për ta miratuar dhe zbatuar vitin e ardhshëm. Të gjitha vendet anëtare do të shikojnë me vëmendje se si do ta implementojmë atë që do të miratojmë, pra reforma”.

Kushti i dytë për ish-ministren Gjosha është çështja e azilkërkuesve.

“E dyta është çështja e azilkërkuesve. Po ta shikojmë vendoset për herë të parë në konluzionet e Këshillit si një kusht tashmë që nuk ka më negociim. Këshilli i kërkon Komisionit Europian një raport të posaçëm për numrin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së. Sidomos Franca që e ka shprehur një shqetësim të tillë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!