Ekspertja Juxhina Sotiri u shpreh për War Update se për shkak të kërkesave maksimaliste nga SHBA dhe Irani, negociatat mbeten të pamundura në këtë fazë, ndërsa zgjidhja e vetme sipas saj mbetet një riformulim i marrëveshjes ekzistuese.
Sotiri shtoi se Trump u fut në luftë pa një strategji daljeje dhe se e vetmja rrugëzgjidhje do të ishte një riformulim i mirë i kësaj marrëveshjeje.”
“Është një përpjekje për të fituar kohë që edhe fazat e tjera të negociatave të ndërmjetësimit të marrin kohë, është një deklaratë që i drejtohet dhe audiencës amerikane. Është një adresim edhe për tregjet europiane për të sjellë një siguri në çmimin e hidrokarbureve. Aq sa një mënyrë për të fituar kohë, është dhe për qetësim të opinionit publik.
Për sa kohë kemi kërkesa maksimaliste nga të dyja anët, negociatat i shoh të pamundura në këto ditë. Kërkesa e SHBA për të limituar programin bërthamor, por kemi edhe kërkesa maksimaliste nga Irani që po goditet. E shoh si të papranueshme nga SHBA, si p.sh. kërkesën e Iranit për dëmshpërblim për të gjitha dëmet e shkaktuara, apo heqjen e sanksioneve. Një sërë kërkesash që vijnë nga Irani bien ndesh me kërkesat e SHBA. Shkatërrimi i marrëveshjes kornizë për limitimin e armëve shkatërruese në masë; nëse shikojmë kursin e veprimeve të Trump, mund të themi se është biznesmen i mirë, por nuk e njeh gjeopolitikën. Jo çdo gjë mund të ngrihet në marrëdhënie personale. Trump u fut në luftë pa një strategji daljeje, e shoh që e vetmja rrugëzgjidhje do të ishte një riformulim i mirë i kësaj marrëveshjeje.”


