Duke u ndalur tek negociatat kryeministri Edi Rama ka bërë një paralelizëm me veprën e novelistit Samuel Becket, “Duke pritur Godonë”, duke ironizuar në këtë mënyrë vonesën e procesit.
Rama shkruan se mendon kaq shpesh për këtë kryevepër në ditët e sotme teksa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai shkëput edhe një shprehje nga kjo vepër e cila thotë se çdo ngjashmëri me persona të vërtetë është e rastësishme.
“Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? (Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë ose të vdekur, është sigurisht e rastësishme)”, shkruan Rama./mv.abcnews.al
Why I think so often nowdays about Samuel Beckett's masterpiece while following statements on Albania and North Macedonia?
(Any resemblance to real events or persons, living or dead, is purely coincidental of course) #FutureofEurope pic.twitter.com/wTFgWDvzLN— Edi Rama (@ediramaal) May 11, 2021