Negociatat për presidentin, anulohet mbledhja e grupit të PD

schedule15:40 - 20 Maj, 2022

schedule 15:40 - 20 Maj, 2022

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është anuluar. Pritet që në orën 16:00 Enkelejd Alibeaj të ketë një komunikim me mediat në Kryesinë e Kuvendit.

Në mesazhin që u ka mbërritur deputetëve demokratë thuhet se mbledhja është anuluar pas ndryshimit të qëndrimit të PS për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

“Pëshëndetje! Pas ndryshimit të qëndrimit të PS lidhur me procesin e zgjedhjes se presidentit, mbledhja e sotme e grupit nuk do të zhvillohet!”, thuhet në mesazhin e sekretarit të grupit Arbi Agalliu që u ka mbërritur deputetëve.

Ndërkohë që kanë kaluar vetëm 48 orë nga arritja e marrëveshjes, negociatat për presidentin mes maxhorancës dhe opozitës duket se po shkojnë drejt dështimit.

Lexo edhe: Ngërç për presidentin? Ku nuk pajtohen palët: Demokratët kujtojnë pikën 4 të marrëveshjes

PD ka hartuar tashmë një listë me kandidatë për president që do t’ia paraqesë maxhorancës. Demokratët i mëshojnë faktit të zgjedhjes së një presidenti konsensual. Por duket se PS ka tjetër qasje për mënyrën se si duhet të vijojë procesi.

Grupi parlamentar socialist shpërndau një deklaratë sot ku kujtonte se, dakordësia mes palëve është që opozita të sjellë një emër në raundin e dytë dhe të tretë, i cili duhet të vijë me 20 firma mbështetëse. Socialistët sqaruan së nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në të katërtin do të propozojnë ata. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!