Kreu i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka thirrur në mbledhje grupin parlamentar ditën e nesërme.
Mbledhja është planifikuar që të zhvillohet në orën 16:00, në një kohë që po diskutohet zgjedhja e presidentit të ri. Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj bën me dije se në fokus nuk do të jenë negociatat për Presidentin e Republikës, por edhe platforma e bashkimit e prezantuar rreth 3 ditë më parë.
24 orë përpara se socialistët t’i presin në tryezë në Kuvendin e Shqipërisë për të negociuar për emrin e Presidentit të Republikës, demokratët kanë një kërkesë.
Enkelejd Alibeaj e sheh zgjedhjen e kreut të shtetit bazuar në disa shtylla të rëndësishme që duhet të jenë transparente për shqiptarët.
Vendimi për t’u ulur përballë socialistëve në tryezë Alibeaj nuk do ta marrë i vetëm. Ky i fundit tha se do të kërkojë mandatim nga grupi parlamentar, prandaj dhe do ta mbledhë nesër.
/abcnews.al