Negociatat për paqen, Ukraina i kujton Rusisë “vijat e kuqe”  

schedule18:16 - 17 Prill, 2022

schedule 18:16 - 17 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të dielën se situata në Mariupol mund të jetë një vijë e kuqe në negociatat me Rusinë.

“Situata në Mariupol është edhe e rëndë, ushtarakisht  dhe zemërthyese,” tha Kuleba në “Face the Nation” të CBS.

“Qyteti nuk ekziston më. Pjesa e mbetur e ushtrisë ukrainase dhe një grup i madh civilësh janë të rrethuar nga forcat ruse. Ata vazhdojnë luftën e tyre, por duket se nga mënyra se si ushtria ruse sillet në Mariupol, ata vendosën ta rrafshojnë qytetin me çdo kusht”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më parë se çdo krim i mëtejshëm i luftës ruse do t’i bënte të pamundura negociatat me Rusinë, përcjell abcnews.al.

Ministri i Jashtëm u shpreh se po parashikon intensifikimin e luftimeve të rënda në Ukrainën lindore në javët e ardhshme.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje se sa e rëndësishme është për të që një zyrtar i nivelit të lartë amerikan të vizitojë Ukrainën, Kuleba tha se do të ishte i lumtur të shihte presidentin e SHBA Joe Biden në vend.

“Do të ishte një mesazh i rëndësishëm mbështetjeje për ne dhe sigurisht, një takim personal mes dy presidentëve mund të hapë rrugën për furnizime të reja me armë amerikane në Ukrainë, si dhe për diskutime mbi zgjidhjen e mundshme politike të këtij konflikti ”, tha ai.  g.v/abcnews.al