“Negociatat me shkresa nuk sjellin president”, Balla pas takimit me Alibeajn: Nesër rinisin negociatat, s’ka vijë të kuqe

schedule18:35 - 17 Maj, 2022

schedule 18:35 - 17 Maj, 2022

Ditën e nesërme nga ora 10:00 është vendosur që të zhvillohet një tjetër diskutim mes maxhorancës dhe opozitës për presidentin e ri. Lajmin e bëri me dije kreu i grupit të PS Taulant Balla pas takimit me kreun e Komanduar të PD Enkelejd Alibeajn në kryesinë e Kuvendit.

E pranishme në takimin e nesërm do të jetë edhe media, kërkesë kjo e bërë nga Alibeaj për të qenë sa më transparentë. Para mediave Balla tha se kryeministri Edi Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe dhe se PS është e gatshme për konsensus.

Në prononcimin për mediat, kreu i grupit parlamentar tha se opozita duhet të vijë me propozime konkrete, ndërsa shton se dialogu të sjellë zhvillime pozitive.

“Unë po them që sot ka pasur konferencë të kryetarëve dhe kam propozuar të takohemi në orën 18 dhe kemi qenë të përiktë të dy. Me mua ishte dhe Spiropali, ka qenë Pampuri me Alibeajn. Unë pozicionin tim e kam thënë qartë sot do ta them dhe nesër. Nëse ka gatishmëri për tu  përfshirë në proces seriozisht mund të kem ecuri në këtë proces. Po harxhojmë shumë kohë me pjesën e parë. Propozimi im është që të vijë me propozime konkrete. Negociatat me shkresa nuk sjellin produkt”.

A po shkon drejt zvarritjes procesi me qëllim për të kaluar vetëm te raundi i katërt?

“Rama s’ka vendosur vijë të kuqe ka cituar nenin përkatës të kushtetutës. Asnjë nga palët nuk bën pengmarrje të procesit. Procesi i negociatave kryhet përgjatë 3 raundeve të para. Rama ka thënë që prej ditës së parë që Shqipëria s’ka nevojë për president partiak por për president të të gjithë shqiptarëve. Kemi dakordësuar për nesër me Alibeajn. Dëshira jonë është që 4 grupet parlamentare të jenë të pranishme”, shtoi Balla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!