Negociatat me Rusinë, zyrtari ukrainas tregon ditën se kur do takohen dy delegacionet

schedule16:09 - 27 Shkurt, 2022

schedule 16:09 - 27 Shkurt, 2022

Negociatat mes Kievit dhe Moskës do të zhvillohen në kufirin Bjellorusi-Ukrainë ditën e nesërme.

Ka qanë zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin ai i cili ka treguar të tjera detaje në lidhje me neogicuatat. Ai ka deklaruar se bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes.

Lexo edhe: “Sa të jeni ju nuk ju sulmojmë”, konfirmohen negociatat Rusi-Ukrainë në kufi me Bjellorusinë

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e telefonoi presidentin ukrainas të dielën.

Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, thuhet në deklaratë.

Përmes një njoftimi në aplikacionin Telegram, zyra e presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski konfirmoi se të dyja palët do të takohen në një vend të paidentifikuar në kufirin bjellorus. Njoftimi nga Kievi erdhi disa orë pasi Rusia njoftoi se delegacioni i saj ishte nisur për në Bjellorusi në pritje të takimit. Fillimisht zyrtarët ukrainas kishin thënë se ishin gati për bisedime, por jo në Bjellorusi, një vend ku Rusia kishte dislokuar një numër të madh trupash para se të niste sulmin ndaj Ukrainës të enjten.

Zyra e presidentit Zelenski tha se presidenti Alexander Lukashenko i Bjellorusisë, një aleat i presidentit Putin, “kishte pranuar të garantonte që gjithë aeroplanët, helikopterët dhe raketat e vendosura në Bjellorusi do të mbeteshin në tokë, gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit pas të delegacionit ukrainas”.

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sot forcat bërthamore ruse në gadishmëri të nivelit të lartë, siç u shpreh ai, për shkak të “deklaratave agresive nga udhëheqësit e NATO-s dhe sanksioneve ekonomike kundër Moskës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!