Negociatat me BE, Meta për RFI: Kemi besim te Franca dhe Gjermania

schedule14:57 - 13 Nëntor, 2019

schedule 14:57 - 13 Nëntor, 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një interviste për “Radio France International”,  deklaroi se ka besim tek Franca dhe Gjermania do ta mbështesin Shqipërinë drejt BE-ë duke theksuar se vendi duhet të jetë edhe politikisht pjesë e BE.

Pavarësisht vendimit negativ të Francës në lidhje me negociatat me Shqipërinë, Meta kujton se Parisi inkurajon dhe mbështet Shqipërinë në realizimin e përpjekjeve për t’u integruar me BE.

“Franca dhe Gjermania kanë qenë shtyllat kryesore të BE që nga krijimi i saj. Këto dy vende kanë marrë përsipër përgjegjësi të mëdha dhe tani janë duke hedhur themelet për të ardhmen e Europës përballë shumë sfidave. Kjo nuk është hera e parë që Franca u ka kërkuar vendeve që aspirojnë për t’u bërë anëtare të BE-së të jenë më efikase dhe më të qëndrueshme në plotësimin e reformave”, deklaron Meta, duke kujtuar se Franca kërkon që procesi i zgjerimit të BE-së të kontrollohet dhe monitorohet më mirë përpara se të mirëpresin anëtarët e rinj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!