Negociatat me BE/ Kumbaro: Turizmi, kapitulli më i vështirë

schedule21:04 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 21:04 - 25 Dhjetor, 2024

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro thotë se turizmi është grupkapitulli më i vështirë, në lidhje me negociatat me Bashkimin Evropian.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kumbaro u shpreh se deri në anëtarësimin e Shqipërisë, duhen korrigjuar problemet me të cilat përballet turizmi në vend.

“Turizmi është kapitulli më i vështirë i negociatës, pikërisht se gjithë këto të tjerat duhen futur te filtri i mjedisit. Duke ndjekur edhe modelin e Kroacisë, është kapitulli që kërkon tranzicion më të gjatë. Mund të kërkojë deri në 10 vjet pasi je futur në Bashkimin Evropian, për të kapur standardin. Kur flasim për strategji, do të kemi parasysh edhe ku do jemi në 2030, por duhet të korrigjojmë edhe disa nga problemet që kemi sot. Kemi ende shumë informalitet, përsa i përket flukseve turistike dhe ekonomisë së formalizuar. Kemi Air Bnb dhe Booking, që nuk janë të formalizuara në të ardhurat fiskale”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!