Negociatat me BE/ Ambasadori gjerman dhe ajo franceze: Shpresojmë organizimin e konferencës ndërqeveritare

schedule12:35 - 11 Nëntor, 2021

schedule 12:35 - 11 Nëntor, 2021

Ambasadori gjerman Peter Zingraf, dhe ambasadorja franceze, Elisabeth Barsacq kanë qenë të pranishëm në një ceremoni përkujtimi për ushtarët francezë dhe gjermanë të rënë në Korçë gjatë luftës së dytë botërore.

Gjatë kësaj ceremonie ato kanë theksuar punën që duhet të bëhet ë BE për të pasur një Evropë të bashkuar.

Diplomatët e huaj kanë theksuar se fokusi dhe shqetësimi i tyre i vetëm është zhvillimi dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Çështja e cila mua më shqetëson më tepër kryesisht në këtë moment është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut natyrisht me urimin më të madh që ajo të bëhet gjatë presidencës sllovene pra së shpejti dhe duke pritur gjithashtu edhe përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari ashtu siç i tha  dhe kryeministri i Holandës i cili ishte në Shqipëri dje”, ka thënë ambasadorja franceze.

Ndërkaq nga ana tjetë rambasadori gjerman është shprehur se e rëndësishme është që konferenca ndërqeveritare të zhvillohet brenda presidencës Sllovene.

“Unë do të nënvizoja ashtu siç tha kancelarja kur ishte në vizitë këtu ne punojmë të gjithë së bashku me partneritete në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet brenda presidencës Sllovene dhe të jeni të sigurtë që në të gjithë po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që të bëhet”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!