Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoxha: Raporti IBAR për Shqipërinë, pozitiv/ Ministri i Jashtëm: KE ka dërguar rekomandim pozitiv për vijimin e negociatave

schedule11:30 - 4 Maj, 2026

schedule 11:30 - 4 Maj, 2026

Raport i IBAR-it është pozitiv për Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, zbuloi se Komisioni Europian ka dërguar rekomandim me notë kaluese për vijimin e negociatave të Shqipërisë me BE, kurse miratimi është vetëm çështje kohe.

“Shqipëria nuk është pjesë e këtij diskutimi, nuk është në sallë, ndërveprimi bëhet mes Komisionit dhe Këshillit. Por ajo që dimë me siguri, rekomandimet e KE janë pozitive dhe vijimi i procesit për miratimin e tyre. Kaq kemi për momentin.”



Ai hodhi poshtë akuzat e Berishës se 9 vende kanë bllokuar raportin e Ibar.

“Pretendohet se procesi është bllokuar, madje thonë për 9 vende, pretendojnë se Shqipëria ka mbetur.

Duke respektuar debatin publik, dëshiroj të them, shumë qartë, këto pretendime nuk qëndrojnë. S’ka bllokim, s’ka veto, për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.”

Tritan Shehu u shpreh i bindur si Berisha, se raporti i IBAR është bllokuar, por Taulant Balla ndërhyn duke i kërkuar durim edhe 1 muaj.

“Thatë e kanë rrëzuar z. Tritan Shehu, nuk ka ndodhur, ka një afat, është depozituar në shkurt, ka një afat shqyrtimi, e pastaj çfarë do thuash zotrote kur të miratohet? Kjo mbledhja që thoni ju na kanë bllokuar, mbahet në fund maji, fillim qershori”, tha Taulant Balla.

Sa i përket interpretimeve për letrën e përbashkët të Ramës me Vuçiç drejtuar BE 1 muaj më parë, Hoxha sqaroi se nuk ka asnjë qëllim zëvendësimi të procesit, pasi Shqipëria i ka objektivat e qarta dhe të panegociueshme.

“Artikulli nuk sfidon objektivin strategjik, kush e ka lexuar, do të bëjë një rrugë më të prekshme, më aspirante, më përfshirëse. Anëtarësimi i plotë në BE është i panegociueshëm, s’është opsion, por rruga e vetme. Në artikull nuk bëhet fjalë për zëvendësim apo heqje dorë nga anëtarësimi, është një rrugë më e shpejtë para anëtarësimit, tregu i brendshëm dhe lëvizshmëria në Shengen. Ndërkohë që vendi ndjek procesin normal”, u shpreh ministri Hoxha.

Raporti i IBAR përmban 92 piketa apo thënë ndryshe “boshllëqe”, të cilat janë evidentuar për Shqipërinë dhe lënë si detyra për t’u plotësuar.

Ky raport diskutohet në një tryezë ku Shqipëria nuk është e pranishme, përfaqësues janë vetëm Komisioni Europian që harton dosjen dhe nga ana tjetër, Coela, apo grupi i punës së Këshillit Europian, me përfaqësues të të gjitha vendeve të BE që analizojnë dhe votojnë.

Miratimi i raportit të IBAR me konsensus të 27 vendeve të BE, i hap rrugën Shqipërisë për të hyrë në fazën e mbylljes së grupkapitujve brenda 2027.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!