Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Negociatat, Basha: Këta thonin i kemi bërë detyrat,”Plastë armiku, plaçin fashistët”

schedule19:30 - 18 Tetor, 2019

schedule 19:30 - 18 Tetor, 2019

Gjatë konferencës për median Basha deklaroi se, negociatat nuk hapen as me propagandë dhe as me sulme.

“Kush nuk e di le ta mësojë që në raport me popullsinë numri i të larguarve dhe që kërkojnë largim nga Shqipëria është më i larti në botë, viti 2019, jo ’89, as ’79, as ’93, është viti 2019 dhe Shqipëria ka sot në raport me popullsinë numrin më të madh të emigrantëve dhe azilkërkuesve në planet. Më shumë se sirianë dhe afganë në raport me popullsinë. Në vend që të plotësonin kushtet shtesë të Bundestagut, vazhduan të putheshin dhe përqafoheshin me komisonerin për zgjerimin, me Federica Mogherinin. Këta thonin “që i kemi bëra detyrat, “Plastë armiku!”, “plaçin fashistët !”. Nuk hapen negociata me propagandë. Dy në 10 familje ushqehen me lista. 70 % e shqiptarëve harxhojnë paratë për bukë, nivele afrikane mjerimi. Pse ndodhin të gjitha këto? Këta që paraqiten si patriotë të mëdhenj dhe e lënë mjekrën si Ismail Qemali. Ne do dalim nga kjo krizë, por është fillimi i fundit të kësaj sëmundje të tmerrshme, që për pak do e shkatërronte vendin. Kjo e ardhme tashmë është në duart tona dhe kërkon që të besojmë se e nesërmja do të jetë dhe mund të jetë ndryshe. Pasi ky vend është i talentuar dhe me vende të jashtëzakonshme. Këtu e vetmja e keqe është kapja e pushteteve”, u shpreh Basha.

Basha gjithashtu tha se nëse Kryeministri Rama do të ishte sadopak patriot minimumi që duhet të bënte ishte të jepte dorëheqjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!