Negociatat, Basha: Jo vendimi që dëshironim, tani kemi nevojë për lidershipin e duhur

schedule09:46 - 18 Tetor, 2019

schedule 09:46 - 18 Tetor, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për “Euroactiv” ku është shprehur se vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironte dhe shpresonte opozita.

Kreu i selisë blu, shprehet se energjia duhet përqendruar te plotësimi i kushteve. “Kemi nevojë për lidershipin që ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”, thotë Basha.

“Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë. Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”, u shpreh Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!